Kujtim Gashi, kandidat i PDK-së për deputet është mirëpritur nga banorët e Drenicës gjatë se enjtes. Drenicakët në krye me Sami Lushtakun dhe me kandidatë tjerë për deputet, i kanë dhënë përkrahje numrit dy të Prizrenit që garon për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës, shkruan PortaliMagazina.com

Duke vlerësuar lart kontributin për liri që ka dhënë Drenica, Gashi, ka thënë se ky rajon është shpresë për ndryshim. “Në odën e Drenicës, aty ku fjala lidhet me traditën, u mblodhëm shokë e kolegë për të folur për të kaluarën dhe të ardhmen. Diskutuam për sakrificat e popullit, drejtësinë që mungon dhe sfidat e shtetit tonë të ri. Drenica nuk është thjesht histori qëndrese, por edhe shpresë për ndryshim”, ka shkruar Gashi

“Drenica, shpresë për ndryshim”, kullat e Skenderajt hapin dyert për Kujtim Gashin