Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ragip Xhaka, ka qëndruar sot në Shtuticë të Drenasit. Ai tha ishte kënaqësi takimi me banorët e këtij fshati dhe u premtoi atyre se do të punojë për shqeësimin e tyre.

“Angazhimi im është të punoj për të gjitha shqetësimet që ngrehët dhe të siguroj që Shtutica, ashtu si gjithë Kosova, të zhvillohet dhe të përparojë”, ka shkruar Xhaka.

Ky është postimi i plotë:

Me ftesë të Kryetarit Ramiz Lladrovci dhe Fatmir Baliut, mora pjesë në takimin me qytetarët në Shtuticë komuna e Drenasit, në prezantimin e kandidatëve për deputetë. Ishte kënaqësi të diskutoj me qytetarët tanë dhe të dëgjoj shqetësimet, sugjerimet dhe kërkesat e juaja. Angazhimi im është të punoj për të gjitha shqetësimet që ngrehët dhe të siguroj që Shtutica, ashtu si gjithë Kosova, të zhvillohet dhe të përparojë.

#PDK131 #RagipXhaka34 #xhaka34 #rxh34