Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sqaroi edhe një herë për konfiskimin e armës  zyrtare të një polici, raporton Ekonomia Online.

“Gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe një person që është biri i një polici , në shtëpinë e të cilit, ne kemi kryer bastisje. Me qëllim të verifikimit të çdo mundësie është sekuestruar arma e tij zyrtare. Është arma e Policisë së Kosovës, e një polici, i cili punon në Policinë Kufitare. Andaj mbetet të verifikohet dhe sqarohet se mos është përdorur në këtë rast apo rastet e tjera”, tha Hoxha.