Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, Emin Hoxhaj, është parë sot në tubimin elektoral të kryeministrit Albin Kurti, i cili është mbajtur në fshatin Cërmjan të Komunës së Gjakovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, kryeministri Albin Kurti ka postuar disa fotografi në të cilat shihet Emin Hoxha, i cili është nga fshati Cërmjan, raporton Nacionale

Tubimi në këtë fshat ka qenë i pari që Kurti e ka mbajtur në këtë ditë, derisa tubimi qendror do të mbahen në Sallën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Kurti ka treguar se pse e ka zgjedhur që në Gjakovë ta fillon fushatën elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ditë e bardhë për të filluar fushatën faqebardhë. Po e nisim me Gjakovën e Gjakovës ia nisëm me fshatrat Cërmjan dhe Bec për të takuar banorët e rajonit të Dushkajës. Vazhdojmë përgjatë ditës me vizita e takime cep më cep të Gjakovës. Në orën 18:00 takohemi në Sallën e Sportit “Shani Nushi”, për tubimin e hapjes të fitores së zemrave të 9 shkurtit!”, ka shkruar Kurti.

Emin Hoxhaj është Drejtor i parë në Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, i emëruar nga Kryeministri Albin Kurti më 11.09.2023.

Partia në pushtet vazhdimisht kishte akuzuar qeveritë e kaluara për politizim të administrues.

Në fillin të javës, gjysma e kabinetit qeveritar ishte marrë me hetuesin policor Idriz Gashi, duke pretenduar se i njëjti kishte marrë pjesë në një tubim të PDK-së në fshatin e tij.

Ndonëse një video e publikuar në disa media tregonte se hetuesi Gashi nuk ishte prezent në tubimin e PDK-së, disa ministrat kishte nxjerr në fotografi duke insistuar se ai ishte pjesë e tubimit.

Për shkak të reagime të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrit të Financave, Hekuran Murati, dhe disa deputetëve të VV-së, Inspektorati Policorë e kishte suspenduar nga puna hetuesin Idriz Gashi.

Me pas, avokati i Gashit, Arjanit Koci, kishte njoftuar se pas hetimeve nga IPK-ja klienti i tij ishte kthyer në punë.

Drejtësia gjithmonë triumfon, dhe kësaj here, fatmirësisht, pa vonesë. Hetuesi policor Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral. Si rezultat, siç kam parashikuar, rreshteri Gashi rikthehet në detyrat e tij policore”, kishte shkruar Koci në profilin e tij në “Facebook”.

Por, një ditë më pas, avokati Koci ka treguar se për klientin e tij i është dorëzuar një vendim i ri, i cili flet për vazhdim të suspendimit për hetuesin policor.

Në profilin e tij në “Facebook”, Koci kishte shkruar se ky veprim është shkelje e ligjit.

Hetuesit policor Idriz Gashi, sot në ora 12.22 i është rikthyer arma dhe legjitimimi policor, pasi kishte përfunduar afati i suspendimit. Megjithatë, pas përfundimit të orarit të punës, i është dorëzuar një vendim i ri, i paligjshëm, për vazhdimin e masës së suspendimit, pa afat dhe pa të drejtë ankese. Ky veprim përbën shkelje të rëndë të ligjit, pasi zgjatja e masës së suspendimit mund të bëhet vetëm brenda afatit të përcaktuar. Për më tepër, kjo situatë tregon qartë elemente të një persekutimi ndaj një hetuesi të angazhuar në trajtimin e rasteve më të mëdha të korrupsionit”, ka shkruar Koci.