20 mijë e 885 euro të falsifikuara janë kapur nga Dogana e Kosovë.

Gjatë kontrollit të një dërgese në Qendrën Tranzitore Postare u kapën këto sasi të dyshuara:

500 € – 1 copë

200 € – 1 copë

50 € – 101 copë

20 € – 1 copë

5 € – 1 copë

Postimi i plotë:

Oficerët e Doganës zbulojnë para të falsifikuara në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Në kuadër të kontrolleve të rregullta të kryer nga zyrtarët doganorë në Qendrën Postare Tranzitore, duke përdorur pajisje të teknologjisë së avancuar si X-Ray, u zbuluan para të dyshuara si të falsifikuara.

Gjatë kontrollit, u gjetën këto sasi të dyshuara:

500 € – 1 copë

200 € – 1 copë

50 € – 101 copë

20 € – 1 copë

5 € – 1 copë

Sasia e përgjithshme e parave të dyshuara arrin në 20,885.00 €.

Për shkak të dyshimeve për falsifikimin e monedhave, ky rast është raportuar në Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejshëm në përputhje me procedurat ligjore.

Autoritetet doganore do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë për të zbardhur plotësisht këtë rast dhe për të parandaluar aktivitetet e paligjshme të falsifikimit të monedhave.

#Doganët #Siguria #Falsifikim #Policia #Kosova