Shoqatat e dala nga lufta – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, nëpërmjet një komunikate për media njoftojnë se nuk do të marrin pjesë në asnjë organizim të përbashkët me Qeverinë për Ditën e Çlirimit.

“Këtë vendim e kemi marrë si shprehje të qëndrimit tonë të qartë kundër qasjes përbuzëse dhe mosrespektuese që kjo qeveri, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ka treguar ndaj kategorive të dala nga lufta që nga ardhja e saj në pushtet”, thuhet më tutje në komunikatë, raporton Klankosova.tv.

“Ftesës për pjesëmarrje i themi JO. Respekti për sakrificën dhe kontributin për liri nuk shprehet me fjalë, por me vepra”, përfundimi njoftimi.