Policia e Kosovës, me anë të raportit të saj të përditshëm ka njoftuar për një rast të rrahjes që ka ndodhur mes disa vajzave të cilat kanë sulmuar njëra tjetrën.
Policia ka intervistuar katër femra, ku tre kanë qenë si të dyshuara, ndërsa njëra në cilësi të viktimës.
‘‘Prishtinë 28.01.2025.NN.Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një video incizim të shpërndarë në rrjete sociale, ku shiheshin disa vajza duke sulmuar njëra tjetrën, janë identifikuar dhe intervistuar katër femra kosovare, tre në cilësinë e të dyshuarave dhe një në cilësi të viktimës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje’’, ka njoftuar policia.