Një burrë ka njoftuar policin se vetura e tij është përfshirë nga zjarri në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, nga video-incizimet është vërejtur një person i dyshuar i cili i ka vënë flakë veturës, dhe ku i njëjti është arrestuar.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vetura e tij me targa lokale është përfshi nga zjarri. Në video incizime në vendin e ngjarjes është vërejtur një person i dyshuar i cili i ka vënë flakë. I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.