Diell e vranësira sot, pasdite rrebeshe lokale shiuKushte të motit jostabil do të vijojnë përgjatë ditës së premtë. Orëve të pasdites me zhvillime të vransirave, priten rrebeshe e bubullima në pjesë të vendit.

Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, derisa ato maksimale gjatë ditës shkojnë në 27C e 30C. Frynë erë veriore e verilindore 5-10m/s, njofton Prishtina Weather.

Rrebeshe shiu pasdite paraqiten edhe ditën e shtunë, e të dielen të reshurat mund të jenë më të izoluara pranë viseve malore. Në fillim të javës së ardhshme mot relativisht më stabil, me më shumë intervale me diell, e më pak gjasa për të reshur