Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të mërkurëss në Klinë, ku dy persona kanë mbetur të vrarë nga arma e zjarrit. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërkaq rrethanat e këtij rasti janë ende të paqarta.

Fillimisht u raportua se nga të shtënat më armë një person ka mbetur i vdekur dhe një i një tjetër i plagosur, ndërsa më pas personi i plagosur nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra me ç’rast humbi jetën.

Sinjali ka raportuar se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë është Adrian Hoti, djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit.

Gjithashtu, Sinjali ka mësuar se viktimat janë dy persona nga familja Shlivova – që ende nuk dihen rrethanat dhe motivet se si çoi deri në këtë ngjarje tragjike.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se tashmë është arrestuar një person i dyshuar në lidhje me këtë rast.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për detajet e këtij rasti.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.