Një ish-oficer i forcave amerikane të KFOR-it, Steve Russell, po dëshmon sot në procesin gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai në vitin 1999 kishte shkruar një raport, ku kishte shfaqur pretendime të rreme për Hashim Thaçin. Të njëjtat i kishte dorëzuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në raportin e tij, Russell kishte shkruar se gjatë vizitës së Hashim Thaçi në Gjilan, më 3 tetor 1999, kishte deklaruar se e dëshiron Kosovën pa serbë.

Mbrojtja e Thaçit e ka ballafaquar dëshmitarin me deklarimin e plotë të Hashim Thaçi të datës 3 tetor 1999, ku ai në asnjë moment nuk e kishte deklaruar një gjë të tillë. Mbrojtja e Thaçit ka publikuar videon e plotë nga fjalimi i Thaçit për ditën në fjalë dhe, po ashtu, dy artikuj nga mediumet e ndryshme ku dëshmohej se Thaçi asnjëherë nuk kishte deklaruar se e dëshironte Kosovën pa serbë.

“Ju keni dhënë dëshmi, ku keni thënë që e keni dëgjuar z. Thaçi që ka thënë disa gjëra. Unë ua lëshova incizimin dhe nuk ka asgjë të tillë. Pastaj u tregova dy artikuj të gazetave, ku në asnjërin prej tyre nuk thuhet ajo që thuani ju, unë po ju them jeni gabim”, ka thënë mbrojtja e Thaçit. /Demokracia.com/

Lojtës Videosh