Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci, ka thënë se gjatë vitit 2021, një person që sipas saj ishte dërguar nga kryeministri Albin Kurti, kishte tentuar “t’ia blejë votën”.
“Në mars të vitit 2021, një person i dërguar nga kryeministri Kurti erdhi në shtëpinë e babait tim në fshatin Llaushë për ta blerë votën time”, tha ajo në seancën e Kuvendit.