Deputeti Burim Meta në “Reel Talk” tha se Faton Peci, i cili është kryetar i listës Guxo, njëherit ministër i Bujqësisë, s’do ta ketë përkrahjen e deputetit.

Meta tha se sjellja e Pecit ka qenë rrënuese për partinë.

Ai thotë se çdo herë e ka kundërshtuar Pecin.

“Jo nuk irritohem nëse lihem jashtë listës për deputet, pasi edhe jam i pakënaqur me këtë mënyrë të funksionimit. Vetëm nëse ne lihemi jashtë, spese neve nuk munden me na lënë jashtë sepae ajo është një rregull e pashuar sepse deputetët shkojnë me automatizëm në zgjedhjet tjera”, u shpreh ai.

“Nuk varet kjo punë prej Fatonit, kjo varet prej Këshillit. Ndoshta Fatoni edhe s’ka qef me më pa aty për shkak se unë e kam kundërshtuar disa herë për sjelljet e tij, jo të dëahirueshme për partinë, nuk jam marr asnjëherë me qeverisjen e tij, për shkak që ai paguhet, është i obliguar të jetë ministër i mirë… Në nivelin e partisë, qasja e tij ka qenê për të dëshiruar për cdo kundërshtu, ka qenë rrënuese për partinë dhe për këtë arsye s’e ka përkrahjen time politike dhe partiake asnjëherë derisa të veprojë kështu”, u shpreh ai për Periskopin.