Drejtori i AKI-së Petrit Ajeti ishte i thirrur për raportimin e tij para komisionit paralamentar. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e lëshuan sallën, sepse nuk donin që Drejtori i AKI-së të raportoj, për përdorimin e Agjencisë së Intelegjencës nga Drejtori i Televizionit publik Rilind Gërvalla, për lajmin e rremë. Si dhe skandale të tjera ku dyshohet se u përdor ky institucion jashtëligjshëm.
Me të filluar mbledhja, janë përplasur deputetja e PDK-së, kryetarja e Komisionit Ganimete Musliu me deputetin e VV-së Sali Zyba.
Ky i fundit ka insistuar që Drejtori të mos raportoj për çështjen në fjalë.
“Zyba: Cili eshte presioni i kryetares se komisionit nga kush, e ke thirre mbledhje me propagande te sms-ave”? – ka thënë Zyba,
Ndërkohë Musliu i është kthyer Zybës, duke i thënë atij se nuk mund të vendos nëse raportimi do të ndodh ose jo.
Tutje, krejt deputetët e Vetëvendosjes tërë kohën sabotuan mbajtjen e mbledhjes, duke dhënë propozime jashtë ligjit e rregullorës. Ata tentonin ta ndryshonin rendin e ditës, anipse mbledhja ishte e jashtëzakonshme.
Meqë kjo nuk u lejua, deputetët e Vetëvendosjes ikën nga salla. Deputetët që mbetën aty po vazhdojnë në seancë dëgjimore.