Një i mitur në fshatin Lebushë të Deçanit është raportuar se ka vjedhur në shtëpinë e gjyshes së tij 9000 euro para të gatshme.
Policia ka bërë të ditur se 4000 euro nga parat e vjedhura i dyshuari ia kishte dhënë dy të dyshuarve të mitur meshkuj kosovarë për t’i blerë dy armë-pistoletë dhe dy karikatorë me nga dy fishekë.
“Armët e lartcekura janë konfiskuar. Ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.