Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me përplasje të ashpra mes deputetëve opozitarë dhe deputetes së LVV-së, Mimoza Kusari Lila.
Deputetja u akuzua për bashkëpunim me kriminelin Milan Radoiçiq, transmeton Telegrafi.
Pas kësaj, ka reaguar deputetja Kusari Lila e cila tha se Lista Serbe po iu mungon vetëm partive opozitare, ajo po ashtu ka prerë shiritat që i vendosi deputeti Haki Abazi, me mbishkrimin “rrezik”, transmeton Telegrafi.
“Mungesa e tyre po iu vë ne siklet, LVV ka treguar që mundet pa Listën Serbe. Të humbur të mbaruar jeni, nuk keni me i sjelle kurrë, kanë mbaruar bashkë me ju”, tha Kusari Lila.
Ndryshe, në hapësirën e foltores, deputeti Haki Abazi vendosi shiritin me mbishkrimin rrezik, kjo pasi ditën e mërkurë u publikuan disa audio-incizime të deputetes Mimoza Kusari Lila dhe Milan Radoiçiq.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se nuk do të bashkëpunojnë me LVV-në për asnjë marrëveshje përderisa e kanë në krye të partisë Mimoza Kusari Lila.