Babai i Granitit dhe Taulantit, Ragip Xhaka ishte i ftuar sonte në emisionin Frontal në T7.
Ragip Xhaka i ka hyrë garës për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ndër tjera, ai foli për momentin e ndeshjes Serbi-Shqipëri e zhvilluar në Beograd në tetor të vitin 2014.
“Ka qenë shumë e rëndë si prind me pa këtë situatë. Taulanti e ka mbrojt flamurin për të mos u shkelur në Beograd. Unë isha me familje duke e shiku në Prishtinë. Shoqja ime ka thënë në atë moment: Çohu se na e mytën djalin. Unë jam krenar se as qerpiku i syrit s’ju ka livrit”, tha Xhaka.