Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ftuar në FRONTAL në T7, ka komentuar situatën e krijuar në kuvend, duke thënë se konsultimet që po bëhen me ftesë të kryesuesit Avni Dehari, janë jashtë mandatit të tyre, shkruan Gazeta Express.
Ajo ka thënë se këto takimet të thirrura nga VV-ja, janë përpjekje e kësaj të fundit për të mbuluar dështimin e tyre për të arritur shumicën që duhet.
Po ashtu, Çitaku ka thënë se është qesharake që VV-ja po insiston në konsensus kur, siç ka thënë ajo, VV-ja, nuk ka dhënë konsensus as kur e kemi shpallur pavarësinë
‘‘Sigurisht ftesa erdhi ne adresë të PDK-së, nga ana e kryesuesit, duhet të qartësoj që takimet e tilla janë tërësisht jashtë mandatit tonë. Si deputetë të porsazgjedhur ne e kemi vetëm një detyrë të paraqitemi në seancë, që votojmë në një formë në një formë apo tjetrën, për propozimin për kryeparlamentar. Takimet e këtij formati janë përpjekje politike e VV-së për të mbuluar dështimin e tyre politik, për të arritur shumicën së nevojshme për të votuar kryeparlamentarin. VV po insiston në një lloj konsensusi, e kur vjen prej VV është pak qesharak sepse VV nuk ka dhënë konsensus as kur e kemi shpallur pavarësinë. Është institucioni më i lartë i republikës, dhe ka përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe. U takon atyre, që të ndërtojnë koalicionin prej 61 deputetësh’’, ka thënë ajo mes tjerash