Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është shprehur se Vetëvendosja është kampione e propagandës.
Përmes një postimi në Facebook ajo tha se kjo qeverisje s’ka sjellë as zhvillim, as mirëqenie, as shpresë, por siç u shpreh, ka sjellë vetëmrritje çmimesh dhe rritje faturash.
“Kur s’ke çfarë të tregosh nga puna, kthehesh te propaganda – aty ku LVV është kampione e padiskutueshme”.
“Kjo qeverisje s’ka sjellë as zhvillim, as mirëqenie, as shpresë. Ka sjellë vetëm rritje – rritje çmimesh, rritje faturash. Produktet bazike janë luks. Energjinë elektrike luks poashtu. Në çdo fushë tjetër: stagnim, dështim dhe degradim. Por për ta, mjafton të flasin. Se fjala është e lirë, ndërsa përgjegjësia, duket, u është e huaj”, ka shkruar Çitaku