Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla e cila e akuzoi për keqpërdorim të diplomacisë në një postim në Facebook, nga Gjermania, shkruan Periskopi.

Çitaku i ka thënë Gërvallës se nuk e merr seriozisht madje askush nuk e merr seriozisht, për fatin e keq të Kosovës.

Donikë, nuk të marr seriozisht as unë, e çka është ma e keqja për Kosovën, ty nuk të merr seriozisht askush. Jeni duke abuzuar. Jeni duke instrumentalizuar institucionet e shtetit, diplomacinë, policinë, AKI-në. Keni me dhanë përgjegjësi.” – u shpreh Çitaku.