Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit tha në Frontal në T7 se e viziton çdo natë varrin e të birit, i cili iku nga burgu në Kosovë dhe u vra nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik, një ditë pasi u raportua se ai e kishte vrarë një polic serb dhe e kishte plagosur një tjetër në qytetin e Lloznicës.
“Është një shkamb aty. Ulem çdo natë dhe flas me të kah një orë, po ai nuk po më flet fatkeqësisht”, tha ajo.
Ajo i falënderoi pjesëmarrësit e shumtë që ishin në varrimin e të birit më 11 gusht në Klinë të Ulët në Skënderaj.
“Varrim që nuk besoj që ka me pasë najkush njëherë… Faleminderit krejtve që kanë ardhë” tha ajo.
Shehrije Hajrizi tha se në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku kishte shkuar për ta identifikuar trupin e pajetë të të birit, qëndroi gati një orë.
“Për një orë gati kam bisedu… Shumë sene që kemi pasë me i realizu bashkë po na mbeten ëndërr. Ai ëndërrojke me dalë, me u martu, me pasë një fëmijë. Masi dul në vikend e pa çka është jeta, çka ka humbë. E kam përkthel, e kam puthë në ballë. ia kam puthë duart”, tha ajo.