Një grua në Vushtrri ka lajmëruar në polici burrin e saj dhe vjehrrin për dhunë ndaj saj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas raportit të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar.

Poashtu, me vendim të prokurorit është bërë edhe bastistja e shtëpisë së të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar 11 fishekë.

 Vushtrri 29.07.2024, 18:45. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarve ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 11 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt, kurse tjetri dërgohet në mbajtje.