Ish-komandanti i Zonës Operative të Nerodimes dhe ish-kreu i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka folur në FRONTAL të T7 pas kthimit nga Haga dhe lirimit të tij nga akuzat e Prokurorisë Speciale të Hagës.

Buja ka thënë se s’është ndjer shumë i lumtur me lirimin e tij nga akuzat, meqë në Hagë ka lënë shokët e luftës të cilët po gjykohen atje. Megjithatë ai thotë se lirimi i tij nag akuzat është një fitore edhe prë të tjerët që po gjykohen në Hagë, meqë thotë se emri i tij gjendej në tre paragrafë në aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

“S’ka qenë ndonjë emocion i vecantë, sepse isha në sallat e gjykimit në Hagë, aty ku po gjykohen bashkëluftëtarët e mi, bashkëluftarët që i lash atje dhe s’erdhen me mua. Është fitore edhe për ta, sepse ne kemi argumentuar se një komandant zone kanë përfunduar ndjekjet për krime lufta. Është një fitore për ta, sepse pjesë e asaj akuze isha dhe unë, potencohesha në tre paragrafe të kësaj aktakuze”, ka thënë Buja