Blerim Bexheti, koordinator i Grupit Parlamentar i BDI’së, në “Frontal” të T7, i është përgjigjur zëdhënësit të VLEN’it pasi tha se kanë dyshime që BDI është fajtor për incidentin e Osmanit në Shkup.

Ai tha se “ata mund të flasin cka të duan”, duke shtuar se VLEN është humbës i zgjedhjeve.

“Tash ata mund të flasin çka të duan, është evidente se ata janë humbës të zgjedhjeve dhe kemi një qeveri pa legjitimet etnik, për çdo ditë po ndodhin skandale ku turpërohen shqiptarët, dhe në këtë rast presidentja e shtetit përfaqëson shtetin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe incidenti në fjalë është më shumë se për t’u turpëruar me gjithë këtë pushtet dhe të arritura që ka pasë BDI në këto vite dhe të ndodhë të turpërohet presidentja e shtetit, seriozisht është për tu ardhur shumë, shumë, shumë keq”, tha ai.

“Ne dyshojmë se duke mos u respektuar legjitimiteti etnik në vendin tonë dhe duke i parë veprimet e mëhershme të njëpasnjëshme, besojmë që është e qëllimshme dhe është paaftësi e vasalëve shqiptarë, duke mos e respektu votën e shqiptarëve janë bërë pjesë e Qeverisë”, tha ai.