Kandidati i koalicionit AAK-NISMA, Zafir Berisha ka hedhur dyshime mbi procesin e numërimit të votave, në Qendrat e Numërimit.
Sipas tij, komisionerët jandë duke vendosur deri në 70% se kush do të bëhet deputet.
“Me një fjalë Kuvendi i ardhshëm, do të përbëhet nga të përzgjedhurit e komisionerëve, jo të përzgjedhurit të qytetarëve.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
E plotë:
Nëse në të kaluarën 5 deri 10% kanë vendosë në Qendrën e numërimit të votave se kush duhet të jetën deputet në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhje e fundit, Qendrat e numërimit nëpër komuna janë duke vendosë 60 deri 70%!
Me një fjalë Kuvendi i ardhshëm, do të përbëhet nga të përzgjedhurit e komisionerëve, jo të përzgjedhurit të qytetarëve.