Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, përmes një video adresimi ka deklaruar se kjo ka qenë një javë e jashtëzakonshme e fushatës anë e mbanë Kosovës për këtë parti, shkruan Gazeta Express.
Ai ka falënderuar edhe qytetarët për mbështetjen masovike që ppo i japin kësaj partie.
‘‘Një javë fushatë . Krejt KOSOVA LDK. 20 herë faleminderit nga , për përkrahjen masovike për ndryshimin e madh.
Flakë, krejt flakë, është dhez elektorati i djathë, elektorati rugovist, elektorati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për fitoren e madhe të 9 shkurtit. Një javë e jashtëzakonshme e fushatës anë e mbanë Kosovës me energji të jashtëzakonshme për ndryshimin e madhe që po e pret. Prandaj vazhdojmë edhe për një javë tjetër plot energji drejt fitores së madhe te Lidhjes Demokratike të Kosovës’’, ka thënë ai.