Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vazhdoi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit me një tubim në qytetin e Ferizajt.

Numër i madh i qytetarëve iu bashkuan këtij tubimi, me krerët e PDK-së që pretenduan përkrahje të fuqishme nga qytetarët e kësaj komune për këtë subjekt politik.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në fjalimin e tij para të pranishmëve, e cilësoi këtë pjesëmarrje si dëshmi të entuziazmit dhe përkushtimit të qytetarëve për të ardhmen e përbashkët.

Duke iu drejtuar kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut, Krasniqi u shpreh me humor, por edhe me një mesazh simbolik: “Kryetar, kërkoj edhe nga ju që tëndërtoni një sallë trefish më të madhe”.