Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është parë i shtritë në qendrën emergjente në QKUK, pas disa telasheve shëndetësore që atij i janë shfaqur të henën në mbrëmje.

Ai ka ardhur i vetëm në këtë qendër për të kërkuar ndihmë, pas disa komplikimeve që i janë shfaqur dhe i njëjti është trajtuar nga stafi i Emergjencës.

Burime të portalitMgazina.com bëjnë me dije se Sadriu nuk ka pasur telashe të mëdha shëndetësore por disa kompilikime të cilat janë tejkaluar pas një trajtimi që i është bërë nga stafi.

Pas më shumë se gjysmë ore ai është parë duke dalur nga Emergjenca në gjendje me të mirë shëndetësore.

Ajo cka ka rënë në sy gjatë kësaj vizite mjekësore, Prindon Sadriu nuk ka përdorur autoritetin prej zotriut të parë, por i është nënshtruar një protokolli si të gjithë pacientët tjerë që ishin në Emergjencë. Madje, siç merr vesh PortaliMagazina.com, as stafi shëndetësor nuk e kanë ditur që janë duke e trajtuar bashkëshortin e presidentes. PortaliMagazina.com