li Malaj muajve të fundit ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e faqet rozë.
Ylli i TikTok-ut së fundmi ka qenë e ftuar në një emision televiziv, ku është surprizuar nga miq e të afërm.
Mes tjerash, ajo mori edhe një mesazh nga Bes Kallaku, me të cilin bashkëpunoi në “Mosmirënjohja”.
E pyetur në lidhje me këtë, artistja shkodrane tha se kushdo të ishte do të kishte dalë një produkt po aq i mirë.
Ajo shtoi se ishte një moment i keq për Besin, por rasti i tij mund t’i kishte ndodhur kujtdo.
Eli shprehu vlerësimin për aktorin duke thënë se mbi të gjitha është njeri me zemër të mirë, gjersa situatat e këqija ndodhin gjithmonë.