Ferat Shala, ka vazhduar fushatën në fshatin Nekoc të Drenasit, ku ka takuar banorë të kësaj ane.
Shala, kandidat i PDK-së për deputet ka thënë se me banorët e Nekocit i bashkon edhe e kaluara e lavdishme.
“Në Nekoc gjithmonë kemi gjetur mikpritjen tradicionale shqiptare – si në luftë, ashtu edhe sot. Është nder kur në këtë fshat fisnik e bujar gjej mbështetje për kandidaturën time për deputet dhe të Bedri Hamzës për kryeministër të ardhshëm!”, ka shkruar Shala në Facebook.