Ardian Krasniqi, kampion i WBO Intercontinental, është ndjerë mirë me prezencën e deputetit të PDK-së, gjatë kohës se meqit që boksieri kishte të shtunën në Gjermani.
Krasniqi mposhti të shtunën me nokaut qysh në raundin e parë kundërshtarin e tij, Saul Ivan Male, duke mbetur kampion i ËBO Intercontinental.
Këtë ndeshje boksi e përcolli nga afër deputeti i PDK-së, i cili më pas bëri një postim duke i uruar tre bokserët kosovarë për fitoren. Menjëherë ka reaguar Ardian Krasniqi, i cili ka falënderuar Beqajn për mbështetjen, raporton PortaliMagazina.com.
“Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe prezencën tende baci Hajdar!”, ka shkruar Krasniqi të cilin më pas e ka shoqëruar me një postim tjetër kampioni tjetër, Luan Krasniqi.
“Hajdar I nderuar, ishte mire që të kishim në eventin tonë, ti ishe më fatë për djemtë tanë që fituan të gjithë. Faleminderit per te gjitha dhe shpresoj të shihemi së shpejti, miku im i dashur. Shumë te fala Luani”, ka komentuar Krasniqi në postimin e Hajdar Beqaj.