Ka nisur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Andi Pajazitit i cili është deklaruar i pafajshëm për vrasjen e Kastriot Ramadanit më 4 gusht 2023 në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.
Para trupit gjykues, Pajaziti deklaroi se nuk ndihet fajtor për veprën që rëndon mbi të.
Avokati i familjes së Kastriot Ramadanit, Flakron Sylejmani ka theksuar se familja janë të dëshpëruar me aktakuzën, raporton Insajderi.
Sylejmani tha se nuk është bërë ekzaminimi i telefonit të Andit Pajaziti, duke shtuar se ai ka një video në rrjetin social “SnapChat” ku i shihet një armë. Sipas avokatit kjo tregon përgatitjen për vrasje.
“Familja jane shumë të dëshpruar me aktakuzën. Ekzaminimi i telefonit të Andit nuk është bo. As gruaja e të ndjerit nuk është marrë në pyetje. Kërkojm që të ndegjohen dëshmitarët të cilët fillimisht kane qene te dyshuar por çuditërisht tani më nuk janë. Vrasje e planifikuar që ka qene nuk është vrasje në gjendje të rënë mendor. Në Snapchat shihet një video ku Andi ka një armë, e kjo tregon përgatitjen për vrasje. Sygjerojmë kryerjen e ekspertizës për video inçizimet. Edhe duhet të bëjë një ekspertizë mjekësore. Ne emër të drejtësisë për viktimën kërkojmë nga Prokuroria ti bëjë edhe njëherë hetimet“, deklaroi avokati gjatë seancës, raporton Insajderi.