Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në Mitrovicë të Veriut pas protestave të qytetarëve serbë që po kërkojnë lirimin e katër personave, pasi është duke u mbajtur seanca dëgjimore ndaj tyre.
Të arrestuarit dyshohen se kanë ofenduar dhe më pas edhe sulmuar pjesëtarët e Policisë.
Automjetet e blinduara të Policisë janë parë te bizneset e sapohapura dhe një afër urës në pjesën veriore.
Portali “Kossev” ka publikuar fotografi prej atje.