Një autobus i agjencisë “Elita Tours”, i cili po transportonte pensionistët e Kaçanikut në një udhëtim drejt Shqipërisë, është përfshirë në një aksident në rrugën Carralevë – Duhël të martën në mëngjes. Autobusi u përplas menjë kamion dhe për pasojë tre persona u lënduan.
Pasagjerët kanë shpëtuar pa lëndime dhe janë transportuar në autobusin tjetër të kompanisë.
Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë Rajonale në Prizren, i cili bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në Emergjencë.
Bytyqi po ashtu shtoi se në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe zjarrfikësit për t’i nxjerrë pasagjerët nga autobusi, që u rrokullis pas përplasjes.
“Sot me date 10.09.2024, rreth orës 07:11 ështe raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus dhe një kamion.
Si pasoj e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë.
Policia ka dal vendngjarje dhe është duke u marr me rastin.
Pasi që autobusi është rrotulluar në krahë kanë intervenuar edhe zjarrëfiksit për ti nxjerr pasagjerët.”– thuhet në përgjigjen e Policisë.