Agim Bahtiri, kandidat i Vetëvendosjes për deputet, ka bërë një huqje të madhe gjatë fjalimit të shkurtër që ka mbajtur sot para qytetarëve të Mitrovicës, ku kjo parti ka zhvilluar një tubim, shkruan Gazeta Express.
Bahtiri, pasi iu dha fjala, ka thënë se në VV ai është anëtarësuar në vitin 1919.
‘‘…E dua njerin e fjalës e të besës, dhe kur jam fut me 1919, me 2019 në Lëvizjen Vetëvendosje…’’, ka thënë ai.