Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur të mos marrë pjesë në adresimin e presidentes Vjosa Osmani në Kuvend.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie, Kushtrim Xhemaili.

Pos AAK-së, edhe PDK-ja ka thënë përmes një komunikate për media se do ta bojkotojë fjalimin e të parës së shtetit.