Në mbledhjen e jashtëzakonshme të bordit të RTK-së, mbajtur më 23 korrik 2024, anëtarja e këtij bordi znj.Fatime Lumi Qehaja, do të diskutonte në një moment si më poshtë, me kryeredaktoren e mediave online në RTK, znj. Valjeta Kosumi.

Duke iu referuar lajmit si një përkthim dhe duke nënkuptuar se kjo është praktikë në RTK, biseda mes tyre, ndodh si më poshtë:

Fatime Lumi Qehaja:

Më herët thatë që ka ndodhur edhe më herët të ketë raste të tjera të cilët merren nga mediat e tjera dhe përkthehen për rtklive?

Valjeta Kosumi:

Saktë, përveç mediumeve botërore.

Fatime Lumi Qehaja:

Pra ky lajm fatkeqësisht ka marrë bujë dhe po trajtohet dhe d.m.th. ndodhin shpesh këto raste. Si vlerësohet që ai lajm duhet të përkthehet dhe publikohet? SI është rëndësia e seleksionimit, edhe për raste të tjera jo vetëm për rastin në fjalë?

Lajmet nuk kanë të bëjnë vetëm me zhvillimet politike që i huazojmë nga mediat e tjera.

Fatime Lumi Qehaja:

Pra pa keqkuptime por qëllimi im është që dua ta di procedurën se si vie deri te publikimi i lajmeve të huazuara nga mediat e tjera.

Valjeta Kosumi:

Unë i inkurajoj postimet e instagramit të mediumit “The Times”, të këngëtares Dua Lipa, lajme nga gazetave të cilat kanë artikuj interesant të cilat pastaj i publikojmë dhe i citojmë në uebfaqe. Ne nuk jemi gazetar të lajmeve ndërkombëtare, rrjedhimisht artikujt i përkthejmë me kapacitetet që i kemi dhe për vlerësime dhe sugjerime janë redaktorët e ndërrimeve, sugjerime ju dërgoj edhe unë.