Është arrestuar personi i cili dyshohet se të hënën grisi librin e shenjtë, Kuranin në qytetin e Prizrenit.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi nuk dha detaje të tjera për rastin.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës u bë e ditur se është iniciuar rasti si dhe është njoftuar prokuroria.

“Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, është iniciuar rasti si dhe është njoftuar prokurori kompetent”, thuhej në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport rasti është cilësuar si “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.