150 euro ia ka kërkuar një burrit zyrtari i Qendrës Rajonale për Punësim në Gjakovë për rregullimin e dokumentacionit për bashkëshorten e tij lidhur me shtesat e lehonisë për bashkëshorten e tij.
Policia tha se Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë “bazuar në deklaratën e viktimës mashkull kosovar, ka ndërmarrë veprime hetimore ku dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar- zyrtar i Qendrës Rajonale për Punësim, ka kërkuar nga i dëmtuar ryshfet në shumën prej 150 euro për rregullimin e dokumentacionit deri te vendimi për shtesa të lehonisë për bashkëshorten e tij”.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thotë policia në raportin 24-orësh.