Është arrestuar edhe një person pasi dyshohet se e kishte ndihmuar Faton Hajrizin të arratisej nga burgu i Smrekonicës.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“I dyshuari është arrestuar rreth orës 16:00 dhe i janë caktuar 48 orë paraburgim”, tha Preteni.

Ky është personi i dytë i arrestuar brenda 24-orëve, meqë një tjetër u prangos të shtunën.