Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në Prishtinë pas të shtënave me armë, të martën në ora 23:30.
Rasti ka ndodhu në lagjen “Ulpiana e Re” në Prishtinë.
“Pas raportimit për disa të shtënave ma armë zjarri, janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit të tyre dhe një shtëpie janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri, 12 kutie të zbrazura të fishekëve, 98 copë fishekë dhe disa gëzhoja”, thuhet në raport.
Të dyshuat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë liruar, ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje.