Dy persona janë arrestuar në Prishtinë të enjten për mashtrim të një shtetasi të Maqedonisë së Veriut më 8 prill.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktimës i janë marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin, me 10.04.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë mashtruar viktimën mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, duke ia marrë një sasi të konsiderueshme parash. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.