Ish-hetuesi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Ridvan Kajtazi, në një intervistë për FRONTAL të T7 ka folur për arratisjet e shumta që po ndodhin nga burgjet e Kosovës.
Duke folur për ikjen e Faton Hajrizit, Kajtazi ka thënë se persona sikurse Faton Hajrizi mund të marrin paraprakisht masa për metodat që Policia mund t’i përdorë për t’ua zbuluar vendndodhjen.
“Nuk është lehtë me i identifiku. Sigurisht ka marrë masa paraprake për fshehje. Ai mund të jetë në dijeni për veprimet dhe metodat që policia mund t’i marrë për ta identifikuar se ku fshehët. Pastaj dhe metoda të tjera. Kemi parë në një video që i njëjti kishte vendosur një maskë. Janë disa prej metodave që i ndërmarrin për të shmangur sa më gjatë që të qëndrojnë në arrati”, ka thënë Ridvan Kajtazi.
Ai tutje thotë se për raste të tilla institucionet duhet të veprojnë shpejtë dhe ka shtuar se duhet pasur kujdes, meqë ofrohen shumë informacione për të arratisurit, të cilat mund të jenë edhe çorientuese.
“Ajo që duhet me pas parasysh është që vendimet për identifikimin e vendndodhjes duhet të merren shpejt. Për këto raste vijnë shumë informacione, disa prej të cilave janë edhe çorientuese”, ka thënë a