Faton Hajrizi u arratis nga burgu për herë të nëntë dhe pas arratisjes së tij nga burgu i Smrekonicës, Policia kërkoi ndihmën e qytetarëve për ta kapur.

Ish drejtori i Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj tha në Frontal në T7 se çuditej kur edhe gjatë kohës kur ai udhëhiqte SHKK-në, Hajrizi, të cilin e quajti “shpirt i huaj”, arratisej.

“Ai ka qenë shpirt i huaj, i shkruanin letër njerëzit i thoshin kemi me të ndihmu, unë çuditesha kur ai dilte, e vriste dikë edhe kthehej”, tha Zogaj.

Ai tha se me të është dashur të punohet më shumë.

“Është dashtë me u marrë më shumë me të. Edhe sot ka mungesë të psikologëve, prandaj është dashtë me u marrë më shumë sepse ai ka pasë një karakter komik interesant”.