Konfirmohet arratisja e Faton Hajrizit, suspendohen dy oficerë
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dënuari F. H. është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, institucion i tipit të hapur.
Ai është gjithashtu përfitues i vikendit. Herën e fundit që ka shfrytëzuar vikendin ishte nga data 01 deri më 03 të këtij muaji.
Për largimin e tij nga institucioni është përgatitur letërrreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.
Lidhur me rastin, deri në përfundim të hetimeve, është suspenduar oficeri i dhomës së vëzhgimit, F.R dhe oficeri i krahut, N.A.