Ministria e Shëndetësisë ka dhënë një tender për furnizim me veshmbathje për vozitësit. Ky tender kap vlerën e 1 mijë eurove dhe i është dhënë kompanisë “Melodia”, pa pasur fare konkurrencë.

Arben Vitia njihet për stilin e veçantë të veshjes. Ai thuajse kurrë nuk del në media pa kollare e mindil në xhep.

Për veshjen e tij nuk kanë munguar edhe komentet në opinion. E duket se Vitia “stilin” e tij të veshjes e ka bartur edhe tek shoferët, për të cilët po kujdeset që të duken bukur.

Për shoferët/vozitësit e Ministrisë së Shëndetësisë është dhënë një tender në vlerë të 1 mijë eurove, shkruan Demokracia.com.

Këtë tender e ka fituar kompania “Melodia” si e vetme në garë.

“Furnizim me veshmbathje për vozitësit të MSh-së. Data e nënshkrimit të kontratës: 19.11.2024. Numri i tenderëve të pranuar: 1 Numri i tenderëve të përgjegjshëm: 1 Emri zyrtar: ” MELODIA ” SH.P.K. Vlera e përgjithshme e kontratës, 995.40 euro”.

Sipas dosjes së tenderit, me këto para do të blihen pantallona, setra dhe këmisha.

“Furnizim me pantallona dhe setër sipas dimensioneve të shoferëve të MSh-së Komplet 6. Furnizim me këmisha sipas dimensioneve të shoferëve të MSH-së, Copë 6”. /Demokracia.com/