Kosova tashmë një kohë po mbizotërohet nga temperatura të larta, herë herë edhe me ndryshime të motit.

Lidhur me këtë, në një prononcim për GazetaBlic, meterologu Besim Aliu tha se gjatë ditëve të vikendit parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat për të shtunën parashihet të lëvizin nga minimalja 13-19gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 33 deri 37 gradë Celsius. Kurse të dielën minimalja 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalja 34-38 gradë Celsius.

“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, vayhdoi tutje ai.