Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur në “Frontal” të T7, se Alibn Kurti vizitën në Hagë e ka pasur obligim kushtetues.

Por në fund ai thotë se ka mbetur çështje tij të vijë apo jo.

Haradinaj tha se për Thaçin kanë garantur tre shtete që të lirohet Shqipëria, Turqia dhe Kroacia.

Por, jo edhe Kosova, shton Nasim Haradinaj.

“A jemi qytetar të Kosovës, e ka obligim kushtetues, nëse mendo që UÇK-ja ka bë diçka. Nëse mendon që UÇK-ja ka qenë e panevojshme nuk ka nevojë as me i pa”.

“Albin Kurti te vizita mund të jetë edhe private, don me ardh s’do me ardh. Pushteti, se unë nuk e quaj Qeveri, pushteti që sillet ashtu, pushteti nuk e ka kry obligimin qytetar dhe kushtetues”.

“Kanë ofru garanci për Hashimin Shqipëria, Turqia e Kroacia. Kosova nuk ka garantu as atëherë as sot”, ka thënë ai.