Kandidati për deputet nga LDK, Alban Rraci, ka takuar Mendim Rugovën, djalin e presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me të kanë evokuar kujtime nga e kaluara e prindërve të tyre.

“Mendimi ndau momente emocionuese nga takimet e Presidentit Rugova me babain tim në zyrat e LDK-së, në Shoqatën e Shkrimtarëve”, ka shkruar Rraci.

Postimi i tij i plotë:

Një takim i rastësishëm me Mendim Rugovën, djalin e presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Gjatë bisedës evokuam kujtime nga e kaluara e prindërve tanë, ku Mendimi ndau momente emocionuese nga takimet e Presidentit Rugova me babain tim në zyrat e LDK-së, në Shoqatën e Shkrimtarëve.