Besnik Krasniqi e Ardit Krasniqi nuk e kanë vetëm mbiemrin e njëjt me njëri-tjetrin. Ata që të dy janë biznesmen, e që të dy janë arrestuar pas denoncimeve për ngacmim seksual. Madje, nën dyshimet se kanë kryer këtë vepër penale ata u arrestuan brenda së njëjtës javë.

Pronarin e “Etna Group”, Besnikun e denoncuan dy vajza. Ato janë motra. Pasi ato paraqitën rastin në Polici, ai u arrestua e u mbajt 48 orë në mbajtje.

Sipas prokurorit të shtetit, gjatë asaj periudhë u mblodhën prova të mjaftueshme në lidhje me rastin, por nuk u plotësua kushti ligjorë që atij t’i shqiptohet masa e paraburgimit e as ndonjë masë tjetër alternative.

Ai u la i lirë e akuzat, raportohet, t’i ketë mohuar të gjitha. Por iu shtua edhe një denoncim, për kanosje.  

Edhe ndaj Arditi, pronarit të pishinës “SunTea” në Prizren, ishte bërë një denoncim për kansoje. Madje ai për këtë ishte edhe prapa grilave.

Por, pak kohë pas përfundimit të kësaj mase, Krasniqi u denoncua edhe për diçka tjetër.

Kësaj radhe një grua iu drejtua Stacionit Policorë për ta denoncuar atë për ngacmim seksual.

Sipas saj, ata njiheshin edhe më parë me njëri-tjetrin. Gjatë kohës sa ishin në pishinë ai e kishte ngacmuar atë.

Më urdhër të prokurorit, Krasniqi u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Pas daljes u telefonua nga Sinjali, ku u mundu t’i hedh poshtë akuzat për ngacmim: Jo s’jom arrestu, veç më kanë marrë në deklaratë. Jom kanë para një muaji i arrestum, që e keni qitë rastin (duke iu referuar arrestimit për kanosje).